Eskorta e Edi Ramës përfshihet në një aksident në Korçë, plagosen tre persona

Dy automjete të eskortës së kryeministrit Edi Rama janë përfshirë në një aksident në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur pak para hyrjes në qytetit juglindor, ku janë përplasur 3 automjete, dy prej tyre të eskortës së Ramës dhe një Taksi.

Shkak për këtë dyshohet se është bërë lagështia në rrugë. Mësohet se janë plagosur 3 persona, dy prej të cilëve gardistë. Ata janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej tyre është identifikuar si Ervin Musai, bëjnë të ditur gazetarët që ndodhen në Korçë.

Kujtojmë këtu se Edi Rama ndodhet në Korçë, pasi sot do të ketë një mbledhje të përbashkët qeverie midis Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja, e cila do të zgjasë dy ditë mes kabineteve mbahet në shenjë simbolike me rastin e Festës Kombëtare të Pavarësisë.