Espanyol – Barcelona, mbyllet në barazim

Barcelona dhe Espanyol kanë barazuar 1:1.

Espanyol dhe Barcelona kanë barazuar 1:1 në derbin e qytetit në La Ligë.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Gerard Moreno.

Por, Barcelona barazoi rezultatin nëpërmjet qendërmbrojtësit Gerard Pique, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona doli e pamposhtur nga udhëtimi te Espanyoli ku kishte humbur në ballafaqimin e fundit të skuadrave në Copa del Rey.