“Euro 2020” vazhdon me dy derbi, kryesorja Çeki – Angli

Sonte (e martë) do të zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të xhiros së tretë në grupin D.

Kroacia do përballet me Skocinë, derisa Anglia do ketë punë me Republikën Çeke.

Anglia dhe Çekia janë kualifikuar në raundin tjetër, por do provojnë të largohen si lider të grupit.

Ndërsa, Kroacia dhe Skocia kanë nga një pikë, andaj iu nevojiten pikët e plota që të mbledhin katër dhe të shpresojnë për kalimin në fazën tjetër përmes pozitës së tretë.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.