EURO 2024, ndryshon orari i ndeshjes Moldavi–Shqipëri

Ndryshon orari i ndeshjes mes Moldavisë dhe Shqipërisë, sfidë e vlefshme kjo për kualifikueset e Euro 2024. Takimi që ishte planifikuar të luhej më 17 nëntor në orën 20:45, tani do të luhet në të njëjtën datë, por në orën 18:00.

Ka qenë vetë Federata e Futbollit Shqiptar që bëri publike lajmin ndërsa tregoi se ky ndryshim erdhi si pasojë e një kërkese te Federatës Moldave.

Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë që mund të vendosi fatin e tyre në Europian.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e dytë të grupit E, pas tri ndeshjeve të luajtura, ku ka siguruar dy fitore përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa ka humbur duelin me Poloninë.