Skuadra e Milanos është kualifikuar për në fazën tjetër të Europa Ligës.
Kuqezinjtë mposhtën 5 me 1 ekipin e Austria Viennës, shkruan IndeksOnline.
Të parët në epërsi dolën mysafirët me anë të Monschein. Por, reagimi i klubit nga Italia ishte i menjëhershëm.
Ata shënuan katër gola me anë të: Rodriguez, Silva (2) dhe Cutrone (2).
Me këtë fitore Milanit tani kryeson tabelën me 11 pikë, katër më shumë se pozita e dytë, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në fazën tjetër./