Eurostat: Bullgaria, çmimet më të ulëta të konsumit në BE

Bullgaria është vendi më i lirë i Bashkimit Europian në nivel mallrash dhe shërbimesh, ndërsa më e shtrenjta konsiderohet Danimarka.

Të dhënat e publikuara së fundi nga “Eurostat” mbulojnë çmimet për produktet dhe shërbimet që përfshijnë ushqimin, arsimimin, kujdesin shëndetësor dhe strehimin.

Bullgaria rezulton me çmime 56% më të ulëta se mesatarja e BE-së. Pas saj vijnë me radhë Rumania, Polonia, Hungaria dhe Lituania.

Në anën tjetër të shkallës qëndron Danimarka dhe Luksemburgu, me çmime 41% më shumë sesa mesatarja e bllokut, të ndjekur nga Suedia, Irlanda, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Danimarka është më e shtrenjta në raport me restorantet dhe hotelet, ushqimin, kulturën, transportin dhe banesat.

Irlanda ka çmimet më të larta të alkoolit dhe duhanit; Luksembugu për strehimin, ujin, energjinë elektrike dhe gazin; Greqia për komunikacionin; Suedia për veshjet dhe këpucët.

Krahasimi i bërë edhe me të dhëna të tjera tregoi për çdo rast se tabloja e përgjithshme e çmimeve përputhej në masë të madhe me atë të pagave në secilin vend. Luksemburgu ka pagën më të lartë minimale mujore të vendeve të BE-së, ndërsa Bullgaria dhe Rumania kanë më të ulëtat./tch