Evakuohen 7 shkolla në Shkup, sërish alarme për bomba

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se të mërkurën është ngritur alarmi për bomba në shtatë shkolla në Shkup.

Nga Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave, raporton Alsat M

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Alarme për bomba në shkolla në Shkup, ka pasur edhe rreth dy javë më herët.