Facebook ka shuar bateritë e përdoruesve në fshehtësi thotë një ish punonjës

Hayward punonte në aplikacionin Messenger të Facebook. Ky aplikacion ka 1.3 miliardë përdorues në mbarë botën dhe rënditet si platforma e katërt më e përdorur e medias sociale.

Facebook në fshehtësi mund të konsumojë baterinë e smartfonëve pretendon një ish punonjësi i kompanie i cili bëri një padi javën e kaluar.

Praktika, e njohur si “testim negativ” lejon kompanitë teknologjike të konsumojnë “karburantin” e disa smartfonëve të përdoruesve në emër të testimit të funksionaliteteve të reja apo adresimit të problemeve sipas shkencëtarit të të dhënave George Hayward.

“I thashë menaxheri se kjo mund të dëmtojë dikë, dhe ajo mu përgjigj se duke dëmtuar ca mund të ndihmojmë shumicën,” tha Hayward i cili në padinë e tij dërguar pranë Gjykatës Federale të Manhattan tha se kishte refuzuar të bëhej pjesë e këtij testimi.

Hayward punonte në aplikacionin Messenger të Facebook. Ky aplikacion ka 1.3 miliardë përdorues në mbarë botën dhe renditet si platforma e katërt më e përdorur e medias sociale.

Duke “vrarë” baterinë e një smartfoni vë njerëzit në rrezik, veçanërisht në kushtet kur ata kanë nevojë për komunikim thotë padia.

“Refuzova të bëja këtë testim,” tha ai duke shtuar “nëse i tregoni shefit tuaj se një gjë është e paligjshme, mund të mos shkojë mirë për ju.”

Hayward u punësua në Tetor të 2019-ës. Ai tha se nuk e di sesa është numri i përdoruesve të prekur të Facebook, por beson se kompania është përfshirë në praktika të tilla sepse atij ju dha një dokument i brendshëm me titull “Si të bëni testimet negative,” ku detajohen eksperimentet e kryera.

“Skam parë ndonjëherë një dokument kaq të tmerrshëm,” tha ai.

Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se Facebook apo platforma të tjera të medias sociale mund të shkarkojnë baterinë e smartfonit me qëllimi, thoshte avokati i Hayward.

Padia e Hayward është tërhequr sepse atij i është kërkuar të shkojë në arbitrazh ndërsa ai u qëndron ende akuzave.

“Është qartësisht e paligjshme,” tha avokati i tij. “Është e tmerrshme të mendosh se telefoni im, bateria e tij mund të manipulohet nga kushdo.”

/PCWorld Albanian