Fakte që nuk i dinit për fëstëkët (stikat), pjesë e pandarë e recetave të kuzhinës vitet e fundit

Fëstëkët ose stikat janë kthyer në arrorin e preferuar të shumë shqiptarëve, sidomos vitet e fundit. Në ëmbëlsira, akullore apo ushqime të tjera, stikat kan♪ filluar të futen në shumë receta.

Por çfarë duhet të dini për fëstëkun? Më poshtë ju tregojmë disa fakte interesante:

Pema e fëstëkut rritet deri në rreth 20 metra e gjatë dhe ka nevojë për pak ose aspak shi dhe duhet të ketë nxehtësi të lartë. Çuditërisht, në Iran, pretendojnë se kanë pemë fëstëku 700-vjeçare! Një pemë e re merr 7 deri në 10 vjet që të piqet dhe të japë fryte.

Të gjitha lëvozhgat e fëstëkut janë natyralisht ngjyrë bezhë. Disa kompani i ngjyrosin arrat me ngjyrë të kuqe ose jeshile.

Kalifornia prodhon rreth 300 milionë paund fëstëkë çdo vit, që përbën 98 për qind të prodhimit të Amerikës.

Lëvozhgat e fëstëkut zakonisht ndahen natyrshëm kur piqen.

Kokrrat shpesh hahen të plota, të freskëta ose të pjekura, ose të kripura ose të pakripura.

Në Lindjen e Mesme, njerëzit e quajnë fëstëkun arrë e qeshur.

Në Kinë, njerëzit e quajnë fëstëkun arrë e lumtur.

Përfitimet shëndetësore

Fistikët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B6, bakrit dhe manganit dhe një burim i mirë i proteinave, fibrave, tiaminës dhe fosforit. Provat shkencore sugjerojnë, por nuk vërtetojnë se ngrënia e 42.5 g në ditë e shumicës së arrave, si p.sh. fëstëkët, si pjesë e një diete të ulët në yndyrna të ngopura dhe kolesterol, mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.