Të premten, më 1 Prill 2022, anëtarët dhe familjet e tyre udhëtuan për në Shoqatën Islamike Shqiptare Australiane (AAIS) për të mirëpritur Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe për të marrë pjesë në namazin e parë të Teravisë.
Sipas takvisë së Ramazanit të AAIS-it, mbrëmja filloi në orën 8:20 me një ligjëratë islame të Imam Perparim Sulaj.
Anëtarët e Shoqatës përqafuan njëri-tjetrin, duke shkëmbyer mirëdashje për Ramazan.
Në të vërtetë, Ramazani është një muaj shumë i veçantë. Kjo jo vetëm që e afron një individ me Allahun (xh.sh), por gjithashtu i bashkon familjet dhe komunitetin më të gjerë.
Në emër të Këshillit Ekzekutiv të AAIS-it, unë uroj të gjithëve të gjitha të mirat në këtë Ramazan dhe shpresoj që ky muaj i agjërimit të bëhet i lehtë për të gjithë ne.
Adrian Malellari
President i AAIS








