Familja Stublla i dhuron KBI-Prishtinës 7 ari truall për ndërtimin e xhamisë

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, ka pranuar një dhuratë shumë të çmuar.

Djemtë e Haxhi Shaban Stubllës i kanë dhuruar KBI-Prishtinës 7 ari truall (tokë) për ndërtimin e xhamisë afër Kolegjit AAB.

Kryetari Hetem ef. Sopjani së bashku me përfaqësuesin e familjes Stublla, nënshkruan marrëveshjen te Noteri për bartjen e pronës në emër të Këshillit – Prishtinë.

Me këtë rast në emër të Këshillit, kryetari Sopjani falënderoi familjen Stublla për këtë gjest fisnik, duke lutur të Madhin Zot që ta shpërblejë me të mirat e Tij në këtë botë dhe botën tjetër.