Ibn Tejmije ka thënë:
“Feja e myslimanëve bazohet në ndjekjen e Librit të Allahut, Sunetit të Profetit të Tij dhe të asaj për të cilën kanë rënë në konsensus bashkësia e myslimanëve (ymeti). Këto të tria janë themelet e mbrojtura (të pagabueshme), ndërsa ato për të cilat ka mospajime në ymet, i kthejnë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Askush nuk ka të drejtë të caktojë për ymetin një person (si prijës) që të thërrasë në rrugën e tij, duke u miqësuar apo armiqësuar për hir të tij, përveç se për Profetin (alejhi salatu ue selam); ashtu siç nuk ka të drejtë të vendosë ndonjë qëndrim të këtij (prijësi) si bazë me të cilën miqësohet apo armiqësohet (me myslimanët), përveç fjalës së Allahut, të Dërguarit të Tij dhe asaj për të cilën është pajtuar ymeti.
Përkundrazi, (nëse ndodh) kjo është vepër e ithtarëve të bidateve, të cilët caktojnë për veten e tyre një person apo një qëndrim me të cilin përçajnë ymetin, duke u miqësuar apo armiqësuar në bazë të atij qëndrimi ose të asaj përkatësie (sektare, grupore.)”
Mexhmu el-Fetaua (20/164)
Nga: Hoxhë Justinian Topulli








