FBI godet rrjetin famëkeq të maluerëve duke çliruar 700 mijë kompjuterë të infektuar

Pjesë e këtij operacioni ishin Franca, Gjermania, Letonia, Rumania, Holanda, Britania dhe SHBA-ja së bashku me mbështetjen teknike të firmës së sigurisë kibernetike Zscaler.

Një operacioni i koordinuar mes disa agjencive ligjzbatuese me emrin e koduar Operation Duck Hunt ka goditur QakBot, një familje famëkeq maluerësh që përllogaritej se ka kompromentuar mbi 700 mijë kompjuterë në mbarë botën.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se malueri fshihet nga kompjuterët e viktimave duke parandaluar më shumë dëm duke shtuar se si rezultat i operacionit u konfiskuan më shumë se 8.6 milionë dollarë në kriptomonedha.

Pjesë e këtij operacioni ishin Franca, Gjermania, Letonia, Rumania, Holanda, Britania dhe SHBA-ja së bashku me mbështetjen teknike të firmës së sigurisë kibernetike Zscaler.

Operacioni është konsideruar si ndërhyrja më e madhe teknike dhe financiare e udhëhequr nga SHBA ndaj një infrastrukture botneti ndërsa nuk janë dhënë informacion në lidhje me arrestime të mundshme.

QakBot, njohur si QBot dhe Pinkslipbot, filloi si një trojan bankar në 2007 përpara se të përdorej si një qendër për shpërndarjen e maluerëve në kompjuterë të infektuar, përfshirë ransomware.

Disa prej ransomware-ve që u shpërndanë përmes QakBot ishin Conti, ProLock, Egregor, REvil, MegaCorte dhe Black Basta. Administratorët e QakBot thuhet se kanë përfituar deri në 58 milionë dollarë nga viktimat gjatë periudhës Tetor 2021 – Prill 2023.