FBI rrëzon 13 shërbime DDoS me qera

Konfiskimet e fundit të organeve të zbatimit të ligjit tregojnë përkushtimin e tyre për të synuar platformat e shërbimeve të tilla, edhe pse disa domaine të hequra më parë janë rishfaqur.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar domainet e 13 shërbimeve DDoS me qera si pjesë e një nisme për të luftuar krimin në internet.

Ofruesit e këtyre shërbimeve i përshkruajnë platformat e tyre si shërbime me të cilat administratorët mund të testojnë forcën dhe stabilitetin e infrastrukturës së tyre.

Por këto shërbime përdoren nga njerëz të cilët kërkojnë hakmarrje ndaj sajteve të cilat nuk i pëlqejnë apo për të shantazhuar njerëz dhe përfituar financiarisht prej tyre.

Nisma ndërkombëtare e agjencive ligjzbatuese njihet si Operation PowerOFF. Në Dhjetor autoritetet federale konfiskuan 48 domaine. Dhjetë prej tyre ishin domaine të reja dhe shumë kishin kuptime të përafërta me njëra-tjetrën.

Lista e plotë e domaineve të konfiskuara kësaj jave nga FBI vijojnë si mëposhtë:

Konfiskimet e fundit të organeve të zbatimit të ligjit tregojnë përkushtimin e tyre për të synuar platformat e shërbimeve të tilla, edhe pse disa domaine të hequra më parë janë rishfaqur.