Treguam se Islami na urdhëron që të jemi të edukuar, të mirësjellshëm, e ndaj mësuesve por jo vetëm, të jemi tej mase rrespektues, na thanë feja s’ka çfarë kërkon brenda mureve të shkollës.
Iu sqaruam njerëzve se zhveshja dhe zbulimi i pjesëve të turpshme është tipar primitiv dhe rrënon ndjenjën e turpit njerëzor, na thanë se s’na tregon dot askush se si të vishemi e si ne zgjedhim të jetojmë.
Iu sqaruam njerëzve se Islami na ndalon mashtrimin e manipulimin në shitblerje, na thanë se feja, s’duhet fare të na e mësojë mënyrën e bërjes biznes.
Treguam se transparenca e konsulta është themeli i qeverisjes së mirëfilltë dhe platformë e shëndoshë e politikbëries, na thanë mos u futni në politikë sepse feja duhet të mbajë duart larg politikës.
Iu tham që Islami është program jetese për çdo njeri që ka emrin njeri dhe për të gjitha kohërat, na u kthyen me nxitim se Islami është fe e arabëve dhe s’ka vend për të tek ne e as për kohën tonë.
Na falni, në emër të cilës fe po mendoni që ne jemi duke ju folur!?
Kësaj feje që ju e dëshironi, mund t’ia vendosni çfarëdo emri tjetër, ama ISLAM kështu nuk ka, dhe fesë së Zotit kjo taman nuk i bie..!
Prof. Driton Arifi








