Fenerbahce demolon Konyaspor – shënon edhe Muriqi

Fenerbahce ka shënuar fitore të thellë në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Turqisë.

Gjiganti turk ka shënuar fitore 5:1 kundër Konyaspor, për tu afruar me liderët e Alanyaspor, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Rodrigues, kur luhej minuta e 11’, për 1:0. Pas vetëm tre minutave, ishte Jorgensen ai që dyfishoi epërsinë e Fenerbahce.

Mysafirët reaguan në minutën e1 6’, kur Serdar Aziz shënoi autogol për të ngushtuar epërsinë.

Nga këtu, loja i takoi në tërësi skuadrës së Fenerbahce. Ozan Tufan shënoi për 3:1 në minutën e 28’.

Në pjesën e dytë, gjigantët shënuan edhe dy herë, fillimisht me anë të Luiz Gustavo, në minutën e 78’.

Vedat Muriqi ishte ëmbëlsira e mbrëmjes. Ylli kosovar realizoi golin më të bukur të ndeshjes, kur në minutën e 82’ shënoi për 5:1.