Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit

Interesimi i Leicester City për Vedat Muriqin vazhdon të bëhet edhe më serioz.

Raportohet se skuadra e Leicester City që po kalon formë të mirë në Premierligë këtë sezon, po kërkon transferimin e Vedat Muriq, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Fenerbahce është i prirë të hap derën për shitjen e Muriqit nëse Leicester Cityn ofron 40 milionë euro.

Skuadra angleze ka ndjekur nga afër paraqitjen e Muriqit në derbin mes Fenerbahces dhe Besiktas.

Muriq është transferuar te Fenerbahce në verën e fundit për 3.5 milionë euro. Ai në 15 ndeshje ka shënuar 10 gola në Turqi, duke asistuar edhe dy here.