Ferrari SF90 XX Stradale arrin rekord të ri në pistën testuese të gjigantit italian

Ferrari SF90 XX Stradale, modeli në edicioni i limituar ka arritur një rekord të ri në pistën testuese të Ferrari, Fiorano.

Shoferi profesionist Raffaelo de Simoneo që testoi veturën, ka arritur që të kryej një rreth prej 2997 metra për vetëm 1.17.309, që është 1.4 sekonda më shpejtë sesa që ishte rekordi i mëparshëm.

Atë e mbante versioni bazik i modelit SF90 nga pakoja Assetto Fiorano. Rekordi i ri është arritur me njërën nga veturave më të fuqishme në historinë e markës italiane – Ferrari.

Veturën e vë në lëvizje sistemi hibrid, ku motori V8 me benzinë 4 litërsh që prodhon 797 kuaj-fuqi dhe ndihmohet nga elektromotori që prodhon 232 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet nëpër rrota falë ndërruesit me tetë shpejtësi i punuar dhe bazuar në atë nga Formula 1.

Kjo veturë peshon më pak se një ton e gjysmë, kurse shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.3 sekonda, kurse atë deri në 200 kilometra në orë për 6.3 sekonda. Çmimi fillestar i veturës është 770 mijë euro.