Ballina Sport Futboll FIFA konsideron ta rikthejë Rusinë

FIFA konsideron ta rikthejë Rusinë

FIFA po mendon të bëjë diçka interesante.

Shtëpia e madhe e futbollit, po konsideron të heq ndalesën ndaj Rusisë për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare.

Këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino i cili tha se kjo ndalesë ndaj tyre nuk ka arritur asgjë.

“Ky ndalim nuk ka arritur asgjë. Ai vetëm ka krijuar më shumë frustrim dhe urrejtje. Lejimi i “djemve dhe vajzave ruse për të luajtur në ndeshjet evropiane do të ishte i dobishëm”, kishte deklaruar Infantino.

Rusia, është e përjashtuar nga organizatat si UEFA dhe FIFA dhe nuk kanë drejtë të marrin pjesë në kompeticionet e mëdha të futbollit si shkak i luftës në Ukrainë.