FIFA nxjerr në shitje biletat e Kupës së Botës (Foto)

FIFA ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjet e Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.

Shitja e tyre do të bëhet on-line me dollarë amerikan dhe do të ketë në dispozicion më shumë se 1 milion bileta të ndara në katër kategori në shtatë faza të ndryshme.

Biletat më të lira do të jenë në fazën e grupeve, ku çmimi i tyre do të jetë nga 30 dollarë deri në 210 dollarë.

Ndërsa ato më të shtrenjta, janë ato të finales që çmimi sillet nga 120 dollarë deri te ajo më e shtrenjta rreth 1100 dollarë.