FIFA planifikon ndryshim drastik për penallti

DOHA, QATAR - NOVEMBER 22: Robert Lewandowski of Poland shoots a penalty which is saved by Guillermo Ochoa of Mexico during the FIFA World Cup Qatar 2022 Group C match between Mexico and Poland at Stadium 974 on November 22, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, është duke planifikuar ndryshim rrënjësor sa i përket ekzekutimit të penalltive.

FIFA është duke planifikuar që në të ardhmen, nëse një futbollist dështon të shënojë nga penalltia, topi automatikisht do t’i takojë portierit për ta nisur aksionin e ri, pavarësisht se në cilin drejtim shkon topi.

Kjo do të krijonte ndryshim të madh.

Lojtarët do të kenë vetëm një tentim për ekzekutimin e penalltisë, ndërsa lojtarët e tjerë nuk do të kenë nevojë të qëndrojnë afër vijës së 16-metërshit gjatë gjuajtjes.

Nuk do të ketë as kartonë të verdhë për lojtarët që hyjnë më herët në zonë.

Ende nuk është e krejtësisht e qartë se çfarë do të ndodhë nëse topi qëllon shtyllën, pa e prekur portieri fare atë.

Ish-gjyqtari spanjoll, 58-vjeçari Eduardo Iturralde, ka folur për “Cadena SER” për këtë çështje, duke theksuar se kreu i gjyqtarëve të FIFA-s, 65-vjeçari Pierluigi Collina, është admirues i madh i këtij revolucioni.

“Do të ishte bekim për portierët, për të cilët veçse është e vështirë pritja e penalltisë”, kishte thënë ndër të tjera për këtë rregull Collina para një muaji, në një intervistë dhënë për gazetën italiane “La Repubblica”.

Rregulli i ri mund të nis së zbatuari prej edicionit 2026/27.

Kjo do të thotë se Botërori 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA, do të jetë turneu i fundit madhor me rregull të vjetër të penalltive.