FIFA publikon renditjen e re: Kosova fiton një vend, Katari me ngritje historike

FIFA ka publikuar renditje e re të Kombëtareve, të parën për vitin 2019. Kombëtarja e Kosovës është ngritur për një pozitë, nga vendi 131 në atë të 130. Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga klasifikimi i fundit, “Dardanët” janë ngritur falë humbjes së pikëve të Turkmenistanit që ka rënë për 9 pozita pas ndeshjeve të Kupës së Azisë. Kosova ngjitet nga pozita 131 në pozitën 130 Ngritjen më të madhe e ka bërë Katari që është ngritur për 38 pozita. Kombëtarja nga gadishulli arabik arriti të fitoj Kupën e Azisë. Kjo ngritje i ka kushtuar me një vend Shqipërisë që ka rënë në vendin e 61-të. Katari fiton 38 vende, Shqipëria humb një Kreu i tabelës mbetet i pa prekur. Belgjika vazhdon kryesimin e renditjes e ndjekur nga Franca, Brazili, Kroacia dhe Anglia. /