Filipine, tajfuni Mangkhut bllokon 4800 pasagjerë në porte

Më shumë se 4800 pasagjerë janë të bllokuar në porte në zona të ndryshme të Filipineve. Mediat lokale bëjnë me dije se nga momenti në moment pritet të mbërrijë super-tajfuni Mangakhut.

Ekspertët e krahasojnë forcën e kësaj stuhie me atë të një uragani të kategorisë 5.

Janë më shumë se 4 milion njerëz që rrezikohen nga kjo stuhi. Mangkhut do të prekë tokën në zonën e ishullit të Luzon.