Filmi ‘Ajo’ pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kairo të Egjiptit

Filmi ‘Ajo’ pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kairo të Egjiptit

Filmi “Ajo” i regjisores More Raça është pranuar të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare në festivalin prestigjioz të filmit të kategorisë A, “Cairo International Film Festival” të Kairos në Egjipt.

Pjesëmarrjen e filmit “Ajo”, në festivalin e filmit në Kairo e ka konfirmuar për Kallxo.com, producenti i filmit Sunaj Raça.

Raça ka thënë se filmi “Ajo” është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin ‘Cinema of Tomoroë” në ‘Cairo International Film Festival’, festival i cili mban edicionin e tij të 40-të nga 20 deri më 29 nëntor 2018 në Kairo të Egjiptit.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.

“Ajo” gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival.

Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi “Ajo” është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /KALLXO/