Fitore bindëse e Bayernit në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët nuk kanë hasur aspak në telashe ndaj portugezëve të Benficas, duke i mundur 5:1 në Allianz Arena.

Skuadra e Niko Kovaç punën e fituesit e mbylli që në pjesën e parë, kur realizuan tre gola përmes Robben që shënoi dy herë dhe Lewandowskit një herë.

Lewanodwski arriti të shënonte edhe në pjesën e dytë, ndërsa në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Ribery.Golin e vetëm për Benfican e shënoi Fernandes.

Me këtë fitore, Bayern Munich renditet në vendin e parë në grupin E me 13 pikë, dy më shumë se Ajax