Fitore e përvuajtur e Barcelonës, në “Camp Nou” ndaj Sociedadit

Barcelona ka vuajtur për të marrë fitore 1:0 ndaj Real Sociedad në ‘Camp Nou’.

Sfida e javës së 27-të të La Ligas, ishte jashtëzakonisht interesante, me vendasit që ishin të vendosur t’i bënin ballë Barcelonës, që nuk po kalon momentet më të mira.

Pavarësisht disa tentatiave, për të parë golin e vetëm të kësaj ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 81’, kur Lionel Messi shënoi nga penalltia, për 1:0, e cila u fitua me VAR.

Kjo fitore e Barcelonës vjen pas asaj humbje 2:0 nga Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’.

Me këtë fitore, katalanët tani numërojnë 58 pikë, dhe përkohësisht janë në vendin e parë, duke pritur rezultatin e ndeshjes Real Betis – Real Madrid.