Fitore minimale e Arsenalit

Arsenal ka shënuar fitore minimale 1:0 në ‘Emirates Stadium’, duke e mposhtur West Ham United në sfidën e vlefshme për xhiron e 29-të të Premierligës.

Ndeshja e zhvilluar në Londrën Veriore, ishte jashtëzakonisht me ritëm të lartë, edhe pse u shënua vetëm një gol.

Të dy skuadrat kishin numër të madh të rasteve, me sulmuesit që nuk dukeshin që ishin në ditën e tyre më të mirë.

Për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Arsenal, u desh të pritej deri në minutën e 78’, kur shënoi Alexandre Lacazette, pas një asistimi të Mesut Ozil.

Gjyqtari te ky gol ngriti flamurin për pozitë jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR, goli i sulmuesit francez u konfirmua.

Me këtë fitore, Arsenal numëron 40 pikë dhe renditet në vendin e nëntë, me pesë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.