Fjala e maturantëve me rastin e përfundimit të Medresesë

FJALA E MATURANTËVE, 12/2

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ –
“Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”
Dhe thuaj : “O Zoti im, më shto dituri!”
(Ta-Ha : 114)

Ziles për fillimin e orëve të mësimit tonë në Medrese i erdhi fundi. Nuk e mbajmë në mend mjaftë mirë zilen e parë në ditën e parë, por e paharrueshme dhe mjaftë tronditëse ishte ajo e fundit.

Eh, një fund i shpejt, por me kujtime të paharrueshme për jetë.

Ditët e para në këtë shkollë nuk ishin edhe të lehta, pasi që ndryshonte shoqëria, nga ajo e shkollës që kishim lënë pas, pastaj arsimtarët, plan-programi, e deri te ambienti i shkollës. Pra, si çdo fillim edhe për ne, javët e para ishin disi të vështira, por me përkrahjen e palodhshme dhe të pakurser të drejtorisë së shkollës dhe me punën e palodhshme të mësimdhënësve dhe edukatorëve që ishin për ne si prindër të dytë, Medreseja u bë shtëpia jonë e dytë, ku gjetëm ngrohtësi, mbështetje e rehati.

Ditët kalonin, dhe fytyrat e panjohura, për ne deri atëherë, filluan të na bëhen të dashura, e të afërta, e tani edhe të paharrueshme. Çdo moment në këtë shkollë përcillej me dashuri dhe respekt të papërshkrueshëm, e koha megjithatë po kalonte. Secili prej nesh, pa e vërejtur, kishte formuar personalitetin dhe karakterin e tij. Kishte ndërtuar një bazament në rrugën e tij drejt së ardhmes, se siç thuhet: “Kush privohet nga kuptimi i bazave, i tilli privohet nga arritja e qëllimeve”. E pra këto baza ne i kemi vënë me fjalën e Allahut xh.sh. dhe Synetin e Pejgamberit a.s., e tani më nuk na mungon as ambicja për arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e synimeve tona për të ardhmen. Kjo shkollë kishte lënë gjurmë që do të na përcjellin gjatë, gjithë jetës, madje edhe për botën tjetër.
E padyshim, shumë e vështirë është ndarja nga ti e dashura Medrese! Por, ne shpresojmë të jemi përfaqësues të denjë të mësimeve tua, dhe shembujt më të mirë për të tjerët!

Faleminderit familja jonë e dytë!

Shpresoj që kjo ndarje të na ribashkon në Xhenetet më të larta!

Klasa 12/2 | Gjenerata 55 |