Fjalët e rënda e të liga të bëjnë plagë në zemër

Plumbi të vret ose të len plagë në trup ndërsa
fjalët e rënda e të liga të bëjnë plagë në zemër!
E keni vërenjtur se si plumbi i fjalës vret thellë në mendje dhe i jep sinjal të keq gjith trupit duke i ligështuar shumë gjymtyrë tjera!
Të thahet buzëqeshja në fytyrë, frymëmarrjet shpeshtohen dhe fjalë ske më ose flet vetëm me lotë!
Ndaj jo rastësisht feja hyjnore na porosit që të flasim vetëm mirë ose të heshtim!
Madje edhe kur në maje gjuhe e kemi fjalën hakmarrëse, jemi në të drejtë dhe na u dha rasti, por nëse përbijmë dhe lëmë debatin anash nuk kacafytemi kemi shpërblim nga Zoti.
Sa e sa versete kuranore flasin dhe urdhërojnë për fjalën e mirë.
Shpesh herë kam rastisur në njerëz të cilët pëlqejnë të rrinë vetëm sepse i ka lodhë fjala e ligë që ia kanë thënë me ose pa qëllim.
Ndaj kur ta takosh dikë, thuaja një fjalë të mirë, sepse njeriu jeton dhe rritet me të mirën, bëhu ajo e cila kush të takon, e ulet me ty, të uron për minutat që harxhove me te.
Assesi mos u bëj nga ata të cilët më mirë mbajnë një ulëse bosh përballë se sa që do të dëshironin që para syve të t’kishin ty!

Emine Bajrami