Fjalimi i fuqishëm i Erdoganit për Jerusalemin (Video Shqip)

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas raportimeve se Uashingtoni e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Zoteri Trump, Jeruzalemi është vija e kuqe për myslimanët. Kjo do të pasoj me shkëputjen e marrëdhënieve tona me Izraelin”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur para Parlamentit turk në Ankara këtë të martë.

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Turqia do të shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me shtetin hebre dhe kërcënon se kjo lëvizje do të ishte kalimi i vijës së kuqe për myslimanët. /MESAZHI/