Florian Marku për punë sekondash mposht kundërshtarin irlandez

Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda. Në Manchester, grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.

Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.

Derisa pas fitores, 30-vjeçari ka thënë se dëshiron “meçe të mëdha”.

“Kam punuar shumë për këtë ndeshje, për rikthimin tim. Dua meçe të mëdha dhe njerëzit po më shmangen. Ka qenë vit me frustrim. Respekt Dylan Moranit, por jam nivel tjetër. Kur jam i fokusuar, jam i rrezikshëm. Më sillni meçin e duhur dhe do të shihni çka mund të bëjmë”, ka thënë ai për “SkySports”.

Marku bokson në kategorinë ‘velter’.