Florian Marku sonte synon të mbrojë titullin e kampionit në IBF

Boksieri shqiptar sonte synon të mbrojë titullin e tij.

Florian Marku sonte do të ndeshet në ring me francezin Jorick Luisseto, shkruan lajmi.net.

Ky meç zhvillohet në Wembley në “SSE Arene” dhe pritet të fillojë rreth orës 21:00-22:00.

Marku është shprehur shumë optimist në konferencën para mediave dhe është i motivuar në maksimum që të mbrojë titullin IBF.

Në karrierën e tij Marku ka nëntë fitore e një barazim, kurse Jorick Luisseto ka fituar 11 meçe ndërsa ka humbur dy.

Marku u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqipar ta përkrahin në Wembley dhe të marrin flamurin shqiptar me vete.