Floyd po lutej për jetën e tij

Adoleshentja, filmi i së cilës për vdekjen e George Floyd shkaktoi protesta globale tha se asaj i vjen keq që nuk ka bërë më shumë.

Darnella, tani 18 vjeç, ishte një nga katër dëshmitarët e rinj që morën pjesë në gjykimin ndaj Derek Chauvin policit që e mbyti George Floydin.
Ajo i tha gjykatës që e shihte z.Floyd duke u lutur për jetën e tij, duke e krahasuar atë me babin, vëllain, kushërinjtë e axhallarët e saj sepse të gjithë ata janë afro-amerikan.
Çështjet e barazisë gjinore dhe sjelljes së policisë ishin në qendër të vëmendjes gjatë këtij gjykimi.
Të hënën, seanca fillestare e gjykimit dëgjoi z.Chauvin, një ish polic i cili mbajti gjurin e tij në qafën e z.Floyd për më shumë se nëntë minuta kur e arrestoi atë në Minneapolis në maj të vitit 2020. Prokurorët thonë se ky ishte shkaktari kryesor i vdekjes së tij.
Avokatët e mbrojtjes thonë se ka shenja që z.Floyd vdiq nga mbidoza. Z.Chauvin, 45 vjeç, mohon akuzat për vrasje.
Tre zyrtarë tjerë policorë që ishin të pranishëm Tou Thao, J Alexander Keung dhe Thomas Lane do të dalin ne gjyq më vonë gjatë vitit raporton BBC. /Mesazhi.com

 

Nga arrestimi i George Floyd