Forcat amerikane bombardojnë Sanën e Jemenit, plagosen të paktën 8 persona

Agjencia zyrtare e lajmeve Saba raportoi se sulmet ajrore amerikane goditën ndërtesa banimi në lagjet Al-Sab’een dhe Bani Al-Harith në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën tetë civilë, mes tyre edhe dy fëmijë, u plagosën gjatë bombardimeve.