Forcat izraelite arrestojnë 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë ndaluan 18 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjeve u arrestuan 18 palestinezë, përfshirë 2 vëllezër.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezët për akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor. /aa