Forcat izraelite arrestojnë të paktën 19 palestinezë

Të paktën 19 palestinezë u arrestuan gjatë bastisjeve të sotme, të cilat forcat e sigurisë izraelite i kryen në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat pushtuese izraelite arrestuan shtatë palestinezë në Ramallah dhe Al-Bireh, gjashtë në Jerusalem, dy palestinezë në Hebron dhe Jenin dhe nga një në Qalqiliji dhe Jericho”, thuhet në deklaratën e organizatës jo-qeveritare të të burgosurve palestinezë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar solli vendim me të cilin njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar reagime të zemëruara nga palestinezët, dhe tek shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Zëdhënësja e Organizatës së të burgosurve palestinezë, Fidaa Najada, tha se forcat izraelite nga shpallja e këtij vendimi e deri më tani kanë arrestuar të paktën 950 demonstrues palestineze, në mesin e tyre të paktën 235 të mitur.

Sipas institucioneve palestineze, të paktën 6,500 palestinezë aktualisht janë në paraburgim në Izrael. Najada tha se të paktën dhjetë palestinezë për më shumë se tre dekada ndodhen në burgjet izraelite.