Forcat ukrainase po i afrohen territorit të marrë nga Rusia

Presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky. thotë se forcat e tij po përparojnë “hap pas hapi” në rajonin jugor të pushtuar të Khersonit, shkruan BBC.

Qyteti Kherson ra në duart e Rusisë në fillim të luftës dhe ndodhet në një vend strategjik në perëndim të lumit Dnipro.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Britani raportuan për luftime të ashpra pranë Khersonit.

“Përparimi ukrainas nënkuptonte se linjat ruse të furnizimit në perëndim të lumit ishin gjithnjë e më shumë në rrezik”, sipas vlerësimit të tyre.

Në fillim të këtij muaji, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, u kërkoi banorëve të Khersonit të evakuonin qytetin sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur bllokimin në qytet gjatë një kundërofensivë në Ukrainën jugore.

Forcat e Kievit kanë synuar kalimet e lumenjve në rajon në një përpjekje për të bllokuar linjat e furnizimit të Rusisë. Të shtunën, një sulm artilerie goditi urën Daryivskyi mbi lumin Dnipro.

Dhe të martën, ata synuan urën Antonivskyi të Khersonit – një nga dy pikat e kalimit të kontrolluara nga Rusia – me artileri të furnizuar nga SHBA-ja. /koha