Formacionet e mundshme të finales së Kupës së Botës, Argjentina – Franca

Lionel Messi do të kërkojë që ta shtojë në koleksionin e tij trofeun e vetëm të munguar, atë të Kupës së Botës dhe tashmë është vetëm një hap larg këtij objektivi.

Nga ana tjetër, Didier Deschamps do ta ketë mision ta çojë Francën drejtë lavdisë së madhe duke e mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë.

Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë tek sulmet e të dy skuadrave me Messin dhe Mbappen që do të udhëheqin kombëtaret respektive.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj finaleje të madhe e cila starton nga ora 16:00.

Franca: Lloris; Kounde, Upamecano, Varane, Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Argjentina: Martinez; Montiel, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Paredes, Fernandez, MacAllister; Messi, Alvarez.