Formacionet zyrtare: Kosovë – Gjeorgji

Dardanët zhvillojnë sonte ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në sfidën që luhet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Të dyja kombëtaret tashmë kanë humbur gjasat për t’u kualifikuar tutje, megjithatë do të synojnë fitoren sot që të ngriten në tabelë.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në grupin B, Kosova është e katërta me katër pikë, ndërsa Gjeorgjia zë vendin e pestë me vetëm një pikë të grumbulluar.

Dardanët llogariten favorit në këtë ndeshje, duke marrë parasysh faktin që do të luajë para tifozëve të tyre, dhe pritet një ndeshje shumë e luftuar.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy kombëtareve të luajtur më 2 shtator në Batumi e pati fituar Kosova 0-1 me golin e vetëm të realizuar nga Vedat Muriqi.

Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Halimi, Celina, Rashani, Muriqi, Rashica