Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi ndeshen në Derby della Madonnina

Në San Siro zhvillohet derbi i madh lokal ndërmjet Milanit dhe Interit, i njohur si Derby della Madonnina.

Rossonerët hynë në këtë duel nga pozita e dytë në Serie A me 31 pikë të arkëtuara, nga dhjetë fitore dhe një barazim.

Nerazzurrët janë një vend më poshtë dhe kanë grumbulluar 24 pikë nga shtatë fitore, tri barazime dhe një humbje.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu, Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure, Kessie, Tonali, Krunic, Diaz, Leao, Ibrahimovic.

Formacioni startues i Interit: Hadanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro.