Formacionet zyrtare: Shqiptarët e udhëheqin Zvicrën drejt një tjetër triumfi

Kosta Rika është kundërshtari i fundit grupor i Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Skuadrës që përfaqësohet nga futbollistë shqiptarë i mjafton vetëm një barazim për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në të tetën e finales.

Pas dy xhirove të para, Helvetikët numërojnë katër pikë në Grupin E, nga një barazim dhe një fitore.

Kosta Rika është e fundit në grup me 0 pikë, pasi në dy ndeshjet e para ka humbur.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Sommer; Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Embolo; Gavranovic.

Formacioni zyrtar i Kosta Rikës: Navas, J. Acosta, G. Gonzalez, C. Borges, B. Oviedo, D. Colindres, Bryan, J. Campbell, C. Gamboa, K. Waston, D. Guzman.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Serbisë dhe Brazilit. /Telegrafi/