Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Jordanisë

Kombëtarja e Kosovës sonte (e mërkurë) zhvillon miqësoren ndaj Jordanisë.

“Dardanët” kërkojnë vetëm fitore pas dy humbjeve radhazi në muajin e kaluar, kundër Suedisë, respektivisht Gjeorgjisë, shkruan lajmi.net.

Yjet si Elbasan Rashani, Lirim Kastrati, Bersant Celina dhe Zymer Bytyqi nuk do jenë të pranishëm në këtë takim.

Duke marrë parasysh se përzgjedhësi i përkohshëm, Pramoz Ghila, ka punuar nën urdhrat e Bernard Challandes, nuk do ishte çudi në rast që preferon të luajë në sistemin 4-2-3-1.

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen e sotme:

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj; Dresevic, Berisha; Rashica, Idrizi, Zhegrova; Muriqi.

Përballja nis në ora 18:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”