Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Foshnjat e braktisura ukrainase

Foshnjat e braktisura ukrainase

Në një spital të Kievit është reparti i foshnjave të lindura nga nënat surrogate. Që kur ka nisur lufta, shumicën prej të sapolindurve prindërit nuk kanë shkuar për t’i marrë. Për to tani po kujdesen infermieret

Kiev, 20 mars (AP) – Më shumë se 20 foshnja të sapolindura po presin prindërit e tyre surrogatë që të vijnë për t’i marrë në Kiev.

Ato tani për tani janë nën përkujdesjen e infermiereve që punojnë aty.

Disa prej foshnjave kanë lindur pak ditë më parë. Prindërit ose nuk kanë mundur të udhëtojnë, ose nuk dëshirojnë të rrezikojnë jetën për foshnjat në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Bebet varen krejtësisht nga infermieret. Ato kujdesen sikur të ishin të tyre. Krejt bashkë janë të strehuar në bodrumin e një objekti, lokacioni i të cilit mbetet i fshehtë për shkak të sigurisë së tyre. Kështu kanë kërkuar infermieret. /koha