Franca do të rifillojë “operacionet e saj të përbashkëta me Malin”

Franca mori vendim të fillojë sërish “operacionet e përbashkëta ushtarake me Malin” që pezulloi më 3 qershor me arsyen e grushtit të dytë ushtarak të kryer në muajin maj në Mali, transmeton Anadolu Agency (AA.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Francës thuhet se Qeveria në Paris pranon angazhimin e qeverisë së tranzicionit që Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) miratoi në samitin e mbajtur më 19 qershor si rezultat i dakordimit të arritur me Malin dhe autoritetet e vendeve të rajonit.

Në kuadër të këtyre angazhimeve është vendosur në funksion sistemi i mbështetjes. “Nën këto kushte, Franca së bashku me të gjitha vendet e përfshira në Operacionin Barkhane, kryesisht në forcën Takuba, vendosën që të rifillojnë operacionet e përbashkëta ushtarake dhe misionet këshilluese të cilat i ndaloi më 3 qershor”, thuhet në deklaratë.

Koloneli Assimi Goita, i cili është emri edhe pas grusht shtetit në vitin e kaluar më 18 gusht dhe i cili ndodhej në detyrën e zv/presidentit edhe në procesin e tranzicionit civil, me arsyetimin se ndryshimi i kabinetit më 24 maj nuk ishte bërë sipas procedurave, dha urdhër për arrestimin e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane.

Pas kësaj, Goita shpalli veten president.

Franca më 3 qershor njoftoi se si masë paraprake dhe të përkohshme për procesin e transferimit të administratës tek civilët, vendosi të pezullojë operacionet e përbashkëta dhe misionet këshilluese që zhvillohen me ushtrinë e Malit.

Presidenti francez Emmanuel Macron më 10 qershor njoftoi se do të përfundojnë “Operacionin Barkhane” në kuadër të të cilit në Sahel ndodhen me detyrë mbi 5.000 ushtarë francezë, si pjesë e një transformimi të thellë të pranisë ushtarake të vendit të tij në rajon. /aa