Franca mposht Anglinë dhe depërton në gjysmëfinale

Franca është kombëtarja e fundit gjysmëfinaliste.

‘Gjelat’ mposhtën 2:1 Anglinë, dhe e dërguan në gjysmëfinale kombëtaren e tyre.

Gjatë 90 minutave lojë u zhvillua një lojë fenomenale nga të dy ekipet.

Si Franca, ashtu edhe Anglia po kërkonin golin e epërsisë.

Por, atë e arritën kampioni në fuqi, me Aurelien Tchouameni.

Pas një goditje të bukur nga mesfushori i Real Madridit nga pothuajse rreth 20 metrave largësi, shënoi supergol.

Anglezët kishin mundësi të mira për të barazuar shifrat me Harry Kane.

Megjithatë, nuk ia arritën atë së paku në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ‘Tre Luanët’, duke barazuar qysh në minutën e 53`.

Pas një ndërhyrje të palejuar të Tchouameni në Bukayo Saka u akordua penallti për anglezët.

Ishte Harry Kane që u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1:1.

Kane me atë gol të shënuar barazohet me Wayne Rooney si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë me 53 gola.

Më pas ekipi i Gareth Southgate kishin mundësi të përmbysin rezultatin, me Harry Maguire që pas një gjuajte me kokë goditi shtyllën.

Rast të mirë shënimi kishte edhe Saka, por në vend ishin mbrojtësit francez.

Mundësi shënimi kishin edhe ‘Gjelat’ me Olivier Giroud që kishte rast të artë, por Jordan Pickford priti në mënyrë mjeshtërore gjuajtën e tij.

Mirëpo, nuk e priti gjuajtën e sulmuesit të Milanit në herën e dytë, pasi Giroud shënoi me kokë, për të rikthyer epërsinë.

Harry Kane kishte mundësi të barazojë gjithçka, pas një penalltie tjetër të akorduar.

Por, anglezi nuk ishte i saktë dhe ndeshja mbeti 2:1 në favor të francezëve.

Kështu Franca prek gjysmëfinale, aty ku takohet me kombëtaren simpatike Marokun.