Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Francë – Australi.
Pjesa e parë e ndeshjes Francë – Australi ishte mjaft atraktive, duke shfaqur tri gola, shkruan lajmi.net.
Australia kaloi e para në epërsi, me anë të Goodwin në minutën e 9’ të takimit, për t’i nxjerr gjumin ‘trikolorëve’. Në të njëjtën minutë ndodhi edhe ngjarja më e hidhur e pjesës së parë, kur u lëndua Lucas Hernandez.
Megjithatë, Franca reagoi shpejt dhe fuqishëm. Ata barazuan me anë të Adrien Rabiot, në minutën e 27’.
Pesë minuta më vonë, Rabiot bëri asistuesin për Giroud, me këtë të fundit që i dha epërsinë Francës.
Australia pati mundësi të barazonte në minutat shtesë të pjesës së parë, por shtylla ndihmoi kampionët e botës.
Mbetet të shihet nëse ky rezultat do të ndryshojë në pjesën e dytë.