Ballina Sport Boterori 2026 Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Franca pa Tchouamenin ndaj Irakut

Kombëtarja e Francës është vënë në alarm për gjendjen fizike të Aurelien Tchouamenit para ndeshjes së dytë në Kupën e Botës.

Mesfushori i Real Madridit nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës para përballjes me Irakun në Filadelfia. Edhe pse shkaku i problemeve të tij nuk është bërë zyrtarisht i ditur, mungesa në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes praktikisht e nxjerr atë jashtë planeve për këtë takim, shkruajnë mediumet e huaja.

Trajneri Didier Deschamps u përpoq të qetësonte situatën dhe minimizoi shqetësimet rreth gjendjes së mesfushorit francez.

Tchouameni luajti gjatë tërë ndeshjes ndaj Senegalit në New York, ku, pas një fillimi të vështirë, ai u vlerësua pozitivisht për partneritetin me Adrien Rabiot në mesfushë.

Një pushim ndaj Irakut nuk do të ishte i papritur për mesfushorin e Real Madridit, ndërsa Manu Kone i Romës pritet të zërë vendin e tij në formacionin e Francës.