Francë, çmimet i vendosin fermerët, e jo supermarketet

Qeveria franceze po konsideron ligje të reja të hartuara për të balancuar nevojat e fermerëve dhe atyre të shitësve dhe konsumatorëve. Kjo erdhi pas frikës që prodhuesit e vendit e kanë të pamundur të fitojnë jetesën e tyre për shkak të rënies së vazhdueshme të çmimeve.

Këto janë disa nga masat e propozuara nga Stéphane Travert, ministri i Bujqësisë në vend, i cili thotë se dëshiron të rivendosë idenë e një “çmimi të drejtë”, i cili momentalisht është i dëmtuar nga luftërat e çmimeve të supermarketeve.

Me rregulloren e re shitësit obligohen për të shitur prodhimet ushqimore për të paktën 10% më shumë se sa që kanë paguar për to. Ligjet ekzistuese ndalojnë shitjen e produkteve në një humbje të përgjithshme.

Restorantet duhet të përdorin të paktën 20% përbërës organikë dhe përbërësit që në 50% të rasteve konsiderohen të cilësisë më të lartë.