Studentët në Sorbonne, një nga universitetet kryesore të Francës, zhvilluan protestë me kërkesën për përfundimin e sulmeve të Izraelit kundrejt Palestinës, raporton Anadolu.
Në Universitetin Sorbonne në kryeqytetin Paris qindra studentë u mblodhën për protestën para ndërtesës së universitetit.
Duke qëndruar të ulur dhe duke brohoritur, studentët protestuan krizën në Gaza dhe sulmet e Izraelit, ndërsa hapën edhe flamurin palestinez. Po ashtu studentët ngritën kamp me tenda në kampus.
Para universitetit u morën masa intensive sigurie, ndërsa policia rrethoi zonën ku ndodheshin studentët që mbajtën protestë.
Herë pas here u shënuan përleshje mes policisë dhe studentëve të cilët brohoritnin me sloganet “Gaza, Gaza, Sorbonne është me ty” dhe “Palestina e Lirë”.
Një grup studentësh nga Universiteti Sorbonne, javën e kaluar zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës përreth ndërtesës ku presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim gjatë vizitës së tij në universitet.
Protesta në mbështetje të Palestinës vazhdojnë edhe në Sciences Po, një prej universiteteve prestigjioze të vendit.
🔴 LES ETUDIANTS DE LA SORBONNE DETERMINES MALGRE LA REPRESSION
“Gaza, Gaza, Sorbonne est avec toi !” scandent des centaines d’étudiant•es et soutiens Place de la Sorbonne en solidarité avec les étudiant•es nassé•es après avoir été violemment expulsé•es de l’enceinte de… pic.twitter.com/S54nDYxvK1
— Révolution Permanente (@RevPermanente) April 29, 2024