“Frontex ka marrë pjesë në kthimet prapa të emigrantëve të parregullt në Egje” – VIDEO

Është zbuluar se Agjencia e Kufirit dhe Rojës Bregdetare e Bashkimit Evropian (Frontex) është përfshirë në kthimin prapa (zmbrapsjen) dhe braktisjen në det nga elementët grekë ndaj emigrantëve të parregullt në Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hulumtimi të përbashkët nga “Lighthouse Reports”, “Der Spiegel”, “SRF Rundschau”, “Republik” dhe “Le Monde”, në bazën e të dhënave të Frontex-it ndodhen të dhëna për zmbrapsjen e qindra emigrantëve të parregullt në Egje.

Thuhet se agjencia në periudhën mars 2020 – shtator 2021 ka marrë rol në zmbrapsjen e 975 refugjatëve në det, përfshirë në mesin e tyre gra e fëmijë dhe se këto raste në bazën e të dhënave të Frontex-it të emërtuar si “Jora” janë etiketuar si “parandalimi i largimit” nga pikat e daljes.

Në këtë kuptim, zmbrapsjet e kryera nga elementët e Rojës bregdetare greke, janë përcaktuar nga autoritetet e BE-së si “Rikthimi i emigrantëve të parregullt në pikat e tyre të daljes duke ndaluar në det nga autoritetet e vendeve jashtë BE-së”.

Sipas regjistrime në bazën e të dhënave në fjalë, refugjatët në 22 raste të ndryshme janë braktisur në det duke u hipur nëpër gomone pas ndalimit nga forcat e sigurisë së Rojës bregdetare greke.

– Emigrantët e braktisur në det nga Greqia

Në një ngjarje të përjetuar më 28 maj 2021, rreth 50 emigrantë të parregullt që mbërritën në ishullin Lesbos thuhet se raportuan vendndodhjen e tyre në organizatën e shoqërisë civile norvegjeze “Egean Boat Report” dhe dërguan disa mesazhe në Whatsapp, ku disa prej personave të grupit që bëri këtë njoftim u tërhoq vëmendja se u gjetën më pas në det nga forcat e Rojës bregdetare turke. Edhe ky rast në regjistrimet e Frontex-it është paraqitur si “parandalim i largimit”.

Deputetja holandeze në Parlamentin Evropian, Tineke Strik i ka bërë thirrje Frontex-it që të ndalë operacionet e tij në Greqi ndërkohë që Frontex-i dhe autoritetet e Greqisë refuzojnë pretendimet në fjalë.

Revista gjermane “Der Spiegel” në lajmin e saj të publikuar në tetor 2020, kishte pretenduar se Frontex-i ka mbështetur Greqinë në zmbrapsjen e emigrantëve të parregullt në det të hapur, se ka vepruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe se ka shtyrë prapa në kufijtë e Turqisë gomonet e refugjatëve që duhet të shpëtohen.

Është mbrojtur ideja se drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri ka fshirë provat në një ngjarje ku Greqia zmbraps emigrantët e parregullt në Detin Egje.

Zyra Evropiane për Luftën kundër Mashtrimit (OLAF) ka filluar një hetim kundër Frontex-it për akuza të tilla si zmbrapsja e emigrantëve në Egje dhe ngacmim dhe shpërdorim të detyrës. /aa